Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2017

NJË HAP DREJT SUKSESIT!

P ër disa të rinjë sfidat e vështira janë pothuajse të pa përballueshme, ndërsa për disa të tjerë janë thjeshtë shkallë për tu ngritur akoma më lartë profesionalisht. Duke sfiduar veten në shumë fusha e ke më lehtë të bësh diferencimin se ku ti mund të gjesh veten më së miri.  Pas ndjekjes së shumë trajnimeve kuptova se fusha e kontabilitetit është ajo e duhura që duhet ta ndjek. Eksperienca ime e parë e punës filloi si asistente administrative, ku më pas me punën dhe angazhimin e vazhdueshëm u ngrita në pozitë si teknike e kontabilitetit, ku edhe tani e ushtrojë atë detyrë. Mirëpo s'do të thotë që kjo rrugë të ndalet këtu sepse për mua është thjeshtë një fillim drejt realizimit të ëndrrës. Gjatë tërë këtyre viteve punë fitova përvojë, eksperienca të ndryshme, u përballa me shumë probleme dhe sfida të ndryshme edhe pse nganjëherë më dukej si punë e mërzitshme, e lodhshme sigurisht, mirëpo unë prap nuk hoqa dorë nga kjo punë. Duke qenë pjesë e AMT Consulting LLC mësova

ETIKA PROFESIONALE DHE QEVERISJA

V lerat, etika dhe qeverisja janë aftësi thelbësore për profesionistët e financave. Është e rëndësishme që ACCA-ja të sigurojë të gjithë studentët - pavarësisht kualifikimit për të cilin ata po studiojnë dhe për çfarë niveli dëshirojnë të marrin karrierën e tyre, të kuptojnë se çfarë do të thotë të punosh dhe të veprosh në mënyrë profesionale dhe etike në vendin e punës. Anëtarët tanë (dhe studentët) luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e reputacionit të ACCA-së dhe premtimin e markës pasi ato janë fytyra publike e markës sonë. Duke qenë të vetëdijshëm për standardet që vendosim, ju kontribuoni për suksesin e vazhdueshëm të kësaj marke në rritje. Rregullorja ACCA është në dispozicion në disa forma, dhe ju rekomandoj që të njiheni me rregulloret dhe kërkesat etike. Rregullorja azhurnohet rregullisht, në përputhje me zhvillimet rregullatore dhe kërkesat e politikave.  Rregullorja e ACCA-së është në dispozicion të publikut dhe përmbajtja e saj dhe proceset rregullatore që rrjedhi